Ministrja e Jashtme e Anglisë, Suela Braverman, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, duke përgëzuar këtë të fundit për detyrën e re.

 

Braverman shkruan se në fokus të bisedës ishte përforcimi i marrëdhënieve me Shqipërinë, kryesisht për emigracionin e paligjshëm dhe krimin e organizuar.

 

“I kënaqur të flas me ministrin e ri shqiptar të Brendshëm, Taulant Balla dhe e përgëzoj për rolin e ri. Ne ramë dakord të intensifikojmë marrëdhëniet tona të ngushta të punës për të arritur qëllimet tona të përbashkëta, duke përfshirë trajtimin e migracionit të paligjshëm, korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shkruan ajo.

 

Çështja e emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe është lakuar shpesh herë nga Suela Braverman, e cila herë pas herë është “kryqëzuar” për shkak të qëndrimit të saj ndaj shqiptarëve, i cili është cilësuar si racist.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re