Lideri i opozites, Lulzim Basha ka detajuar propozimet ekonomike ne lidhje me situaten e veshtire te krijuar nga koronavirusi.

 

Ne nje postim ne rrjetet sociale, Basha ka publikuar masat qe duhen marre se bashku me koston qe ato kane ne buxhetin e shtetit.

 

Propozimi i pare i PD eshte qe per te gjithe të vetëpunësuarit në biznesin e vogel, qeveria t’ju paguajë 300 euro për çdo muaj që biznesi qëndron mbyllur. Kjo mase i kushton buxhetit 20 deri 25 milionë euro ne muaj.

 

Për punonjësit në bizneset fasonë, call centers, dhe operatorë turistikë që janë të detyruar të rrinë në shtëpi basha propozon qe buxheti te mbuloje pagën minimale.

 

Ndersa per ato biznese qe marrin persiper te paguajne vete pagen e punonjesve,  kostoja e pagës të llogaritet si shpenzim i zbritshëm në masën 200% të këtij shpenzimi.

 

I menjehershem ka qene reagimi i kryeministrit Edi Rama i cili ka ironizuar propozimet e opozites.

 

“Plani 7×7=42 është zgjuar sot me rritje të shifrave! Deri kur të mbarojë lufta shifrat do kapin nivelin e një vendi të G7-ës! “ shkruan rama.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re