Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka hedhur dritë mbi dilemën nëse Lulzim Basha do ta përjashtojë Sali Berishën nga Kuvendi i ri.
Sipas Manjanit, Basha nuk ka asgjë në dorë dhe në bazë të ligjit deputeti largohet vullnetarisht ose nëse ka bërë shkelje të rënda.
Manjani gjatë reagimit në rrjetet sociale thekson se Berisha nuk mund të përjashtohet për qejfin e dynjasë apo të ambasadave.
Reagimi i plotë i Ylli Manjanit:
Edhe njëherë, që ta mbyllim këtë temë krejt pa interes për publikun.
Lulzim Basha NUK E KA NË DORË ta largojë Berishën nga parlamenti. Ligjërisht deputeti largohet vullnetarisht ose e largon ligji kur i provohet shkelja që ka bërë.
Nuk të largon partia nga mandati, në ditët e sotme, o shokë e shoqe!!! Nuk e ka në dorë më partia këtë punë, që prej 30 vitesh. Po ta kishte më së paku do largonin ata që nuk pranuan të digjnin mandatet (sa për ilustrim).
Gjithashtu, Lulzim Basha nuk mund të përjashtojë dot nga grupi parlamentar asnjë deputet, kur ky i fundit është korrekt me linjën politike të partisë. Nëse deputetët u përjashtokan për qejf të dynjasë, atëherë ai smund të jetë më drejtues i asnjë ekipi, se qejfet e dynjasë nuk mbarojnë… në këtë “qejf” përfshij edhe qejfet e ambasadave..
Poooooor, Lulzim Bashës sot e gjithë ditën duhet t’i kërkojmë hesap përse nuk po bëhet qendra e drejtimit të opozitarizmit në Shqipëri?
Përse ka rryma e individë në opozitë e qeverinë që nuk po i afron në një platformë të integruar?
Kur dhe si do të drejtojë dialogun për të bërë reformën kushtetuese e politike?
Këto janë përgjegjësi e Lulzim Bashës e jo debati idiot, e përzë apo jo dot Berishën.
Sepse nuk e ka në dorë, as ai e as kush!
——
Meqë ra fjala edhe këtë fakt , pra që ska gjë në dorë, duhet ta thotë vetë Basha që të mbyllet kjo temë që po merr vemendje publik krejt panevojë!!!
Sinqerisht nuk e kuptoj përse merr kosto kot për gjëra që nuk janë në dorën e atij?!!
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb