Gazment Bardhi iu është përgjigjuar akuzave të Bashës i cili e akuzoi se së bashku me Berishën po përdorin Parlamentin për interesa personale.

Bardhi iu drejtuar duke i thënë se: “Sa kate more? 2. Jo; Po sa? 3. Jo; Po sa? 4…”

Reagimi i plotë:

Meme e gatshme! 😂😂😂

Pyetje: Ka mbyll derën e katit të parë apo katit të dytë të Kullës?! 😂

Përgjigje: Lojë kungulleshkash/ Sa kate? 2. Jo; Po sa? 3. Jo; Po sa? 4…😂

Kreu i PD-së në një deklaratë për mediat ditën e sotme (24 shtator) u shpreh se Sali Berisha dhe Gazment Bardhi po përdorin Parlamentin për interesa personale.

Sipas Bashës, demokratët e kanë aleancën me qytetarët dhe jo me ata që bëjnë llogari kungulleshkash.

“Qytetarët meritojnë një politikë të pastër nga korrupsioni dhe krimi. Vettingu për politikanët e bën këtë.

Asnjë interes personal dhe asnjë llogari personale nuk do ta zhvendosë PD në rrugën që ka nisur. PD e ka të qartë platformën për qytetarët, aleancën e ka me qytetarët. Kushdo që nuk vendos interesin personal është i mirëpritur të marrë pjesë. Nuk ka PD llogari kungulleshkash me ata që bëjnë për interesa personale”, tha kreu i PD.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re