Zëvendës-ministrja e katërt e Shëndetësisë, Eugena Tomini i është përgjigjur akuzave të kreut të opozitës, Lulzim Basha i cili deklaroi se qeveria po fsheh numrin e vdekjeve.
Tomini tha se numri i saktë i vdekjeve të shkaktuara nga Covid-19 është raportuar me përgjegjshmëri të lartë nga autoritetet, duke shtuar se askush në bazë të parimeve humane dhe të përgjegjshme përpara ligjit nuk mund të tjetërsojë numrin e të vdekurve
“Sigurisht rivlerësimi i vlerave apo i rasteve përkundrejt numrit të rasteve të vdekjeve, kërkon një periudhë më të qetë rigjykimi apo rivlerësimi. Absolutisht rastet e deklaruara janë rastet e konfirmuara nga mjekët e klinikës, përkatësisht të spitaleve covid dhe spitaleve rajonalë.
Vërtetësinë e të dhënave e mbart vetëm raportimi klinik. Absolutisht asnjë raportim i dyzuar apo tjetërsuar nuk mund të vlerësojë numrin e rasteve të vdekjeve. Askush në bazë të parimeve humane dhe të përgjegjshme përpara ligjit nuk mund të tjetërsojë numrin e të vdekurve. Numri i vdekjeve është realisht ai i raportuar me përgjegjësi të plotë nga mjekët specialistë të spitaleve rajonale aktualisht të hapura dhe spitaleve Covid-19″, u shpreh Tomini për TV Klan.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb
