Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka deklaruar ditën e sotme në Panorama TV se duhet të bëhet një kongres pajtimi në Partinë Demokratike.

Ai tha se do të ishte mirë që ata që kanë mbajtur më herët drejtimin e PD-së nga Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj të mos kandidojnë për drejtimin e saj për të shmangur përkanqësitë në radhët e demokratëve.

“Ka vetëm një zgjidhje që është bashkimi i Partisë Demokratike. I vetmi organ që njihen nga të gjithë demokratët janë deputetë. Demokratë pa hile, bio. Themi që duhet t’i rikthehet pushteti deputetëve të të dyja krahëve. Ka nevojë të frikshme për t’u bashkuar.

Duhet të bëhet një kongres pajtimi brenda demokratëve. E mira është që moskandidmi i Sali Berishës të mos vihet si kusht por e mira e më të mirave është që zoti Berisha të mos kandidojë. Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj dhe Sali Berisha nuk duhet të kandidojë sepse kanë krijuar një lloj pakënaqësie në radhët e Partisë Demokratike. Nëse nuk shkrihen dy partitë e PD, atëherë t’i pimë lëngun Partisë Demokratike dhe na rrofshin karriget”, deklaroi ai.

Korreshi tha se fushata elektorale ishte e pabarabartë në të dyja kampet, megjithatë veçoi si model Kavajën në radhën e demokratëve duke vlerësuar frymën dhe takimet e Fisnik Qoses.

“Fisniku ka bërë takime te jashtëzakonshme në të gjithë Kavajën. Pse nuk e vodhën Kavajën? A nuk dhanë lekë në Kavajë ata? Sa të duash. U ndërgjegjësuan njerëzit dhe patën besim te kandidati. PD krijon frymë. Duhet të kishte filluar fushata më herët.

Të ishin përfshirë të gjithë demokratët në këshill. Ata luftonin me automatik, ne luftonim me gurë dhe kallam. Armët nuk ishin të barabarta në këtë luftë. Edhe gjatë fjalimeve merreshin prapë me Alibashën, duhet ta kishin hequr këtë gjuhë. Ne kishim kundërshtar Edi Ramën dhe kjo zbehte besimin e demokratëve”, u shpreh Korreshi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re