Skip to content

Basha: Anëtarët e SPAK të nisin hetimet për aferën 400 milionëshe të inceneratorëve ose të japin dorëheqjen

WhatsApp Image 2020 10 15 at 12.22.54

Me tone të ashpra kryedemokrati Lulzim Basha ka shprehur kritika ndaj SPAK-ut për të cilën thotë se ka dështuar totalisht për të parandaluar krimin e organizuar. Kreu i PD-së thotë se SPAK duhet që të nisë menjëherë hetimet për krimin shtetëror mbi çështjen e inceneratorëve. Ai thotë se duhet që prokurorët duhet të japin dorëheqjen nëse nuk nisin hetimet për aferën 400 milionëshe.

“Mafia e inceneratorëve që ka në përbërje Edi Ramën, Arben Ahmetajn, Erion Veliajn vazhdon të marrë miliona euro. Kjo bandë, ky grup i strukturuar kriminal, ka shtrirë tentakulat në një numër të madh mediash. Refuzoni paratë e mafiave. Nuk është kurrë vonë për të refuzuar këtë mëkat, haram. Paratë e shqiptarëve në kohë pandemie janë në xhepat e tyre., Vetë Ministria e Financave në një raport të publikuar tregon qartë që vetëm një përqindje e vogël e parave që kanë marrë nga qytetarët shqiptarë është raportuar si e investuar. Në mes të pandemisë vjedhin haptazi. Dhe KLSh ka konstatuar të njëjtën gjë. Këto janë çështje për SPAK. Po i drejtohem strukturës antikorrupsion, justifikoni ekzistencën tuaj. Keni marrë miliona nga taksapaguesit shqiptarë dhe europian. I bëj thirrje të nisë urgjentisht hetimet për mafian e plehrave. Ky është raporti i KLSh-së për inceneratorët për mafian e plehrave”,  tha Basha.