Partia demokratike anulloi aktivitetet politike të parashikuara për tu zhvilluar këtë të hënë në qarkun e Fierit.

 

Basha , raporton Vizion Plus, kishte takime elektorale ditën e sotme në disa zona të Fierit, aty ku i ndjeri Fino ishte deputet e ku pritej të kandidonte sërish në 25 prill.

 

 

Për shkak të ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit dhe deputetit të parlamentit Bashkim Fino, kryetari i PD Lulzim Basha vendosi të shtyjë aktivitetet politike të parashikuara për ditën e sotme në Fier me pjesëmarrjen e tij.

 

Aktivitetet politike I kishte anulluar edhe mazhoranca, menjehere pas lajmit për ndarjen nga jeta të deputetit Fino, personalitet I njohur I PS.

 

Për nder të ish kryeministrit të Pajtimit Kombëtar, qeveria shqiptare vendosi që kjo e hënë të jetë ditë zie kombëtare në vendin tonë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re