Kryetari Basha pas takimit me banorët e demtuar nga termeti Durres iu ka bërë apel të gjithë qytetareve që kanë shtëpitë e prishura që të mos rrezikojnë jetën e tyre dhe të fëmijeve e te mos futen brenda, aq më teper pa  u certefikuar nga ekspertet.

 

Banorët e prekur të mos rrezikojnë jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre duke u kthyer në shtëpitë e dëmtuara. Kjo duhet të bëhet vetëm pas çertifikimit zyrtar se banesat jane të sigurta. Të akordohen MENJËHERË  për qytetarët e goditur nga tërmeti, 150 milion dollarët që Ministri i Inceneratorëve dhe Rrugës së Florinjtë, prapë jua la oligarkëve me buxhetin që sapo miratuan fshehtas 1 orë më parë.

 

Basha shton se e gjithë vëmendja e qeverisë ka shkuar tek propaganda ndërsa njerezit ne terren janë braktisur. Situata sipas tij është e rrezikshme pasi shumë banore po tentojne të kthehen ne banesat e rrezikshme.

 

 

Dy javë e gjysëm nga tërmeti i 26 nëntorit, ende qytetarët në fshatrat e Durrësit dhe kudo në zonën e goditur, nuk kanë asnjë qartësi se çdo të bëhet me ta. E gjithë vëmendja e qeverisë është tek propaganda për të mbuluar dështimin neglizhencën kriminale që mori 51 jetë njerëzish. Situata është e rrezikshme për shumë familje të cilat, në pamundësi të një strehe, po rikthehen në shtëpitë e tyre që nga verifikimet e para janë konsideruar të pabanueshme, duke rrezikuar jetën e këtyre familjeve. Nga shteti nuk është kujtuar askush tu çojë një çadër, apo ushqimet më minimale, duke i detyruar të flenë jashtë apo ne rastin më të mirë te miq a të afërm. Ky dështim po na shtyn drejt një krize humanitare.Thirrja ime për qytetarët është të mos rrezikojnë jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre duke u kthyer në shtëpitë e dëmtuara. Kjo duhet të bëhet vetëm dhe vetëm pasi me përgjegjësi të plotë ligjore dhe penale, ekspertët e autorizuar zyrtarisht nga qeveria, çertifikojnë me shkrim dhe zyrtarisht se banesa është e sigurtë.Në vend të vërtitjes si korbi nëpër gërmadha, duhet urgjent te alokohen fonde për strehimin dhe ushqimin e çdo fëmije, çdo prindi, çdo nëne dhe babai, çdo pensionisti në nevojë.

 

Lideri I opozitës I kërkon qeverise që të heq dorë nga koncesionet dhe këto para tia shpërndaje banorëve të prekur nga tërmeti.

 

Si mund të lihen qytetarët në mëshirën e fatit, ndërsa paratë e taksave të tyre shkojnë në xhepat e 10 oligarkeve dhe qeveritarëve të lidhur me ta!!!Nuk ka dështim dhe paaftësi më të kobshme për një qeveri, që 17 ditë pas tërmetit nuk e di ende sa qytetarë ka të pastrehë, pa ushqim, pa asnjë ndihmë, sa banesa ka të dëmtuara dhe jashtë funksioni. Kjo neglizhencë dhe ky dështim kushtojnë jetë!

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re