Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbajtur për herë të parë pas 5 muajsh fjalim në Kuvendin e Shqipërisë, pasi këtë të enjte situata është normalizuar.

Në nisje të fjalës së tij Basha ju ka bërë thirrje palëve që të heqin dorë nga interesat personale, dhe të mendojnë për interesat e shqiptarëve.

Ai kërkoi që parlamenti t’i japë shqiptarëve deri në fund të muajit një Komisionin për Reformën  Zgjedhore, dhe të mos përsëritet 2008-ta.

Basha: Tek dëgjon fillimin e kësaj seance pothuajse harron 6 muaj, 1/8 e kësaj legjislature të kaluar ashtu siç kaloi, dhe pyetja e parë është” Ishin këta apo të tjerë? Por gjithsesi për shqiptarët ka rëndësi parlamenti funksional. Por çfarë çmimi kanë paguar shqiptarët për të arritur këtu, çmimin është i paimagjinueshëm. Këtë vit siç krenohet taksavënësi më i madh i shqiptarëve, 7 miliardë euro do dalin nga xhepat e shqiptarëve, por si do të shpenzohen këto para nuk patëm shansin ta mësojmë, ligji për komisionet hetimore u ndryshua, duke vendosur një precedent të papranueshëm, duke zvogluar deri në zerim. Por dëmi më i madh është ai që nuk duket ndonëse sot është një ditë e veçantë për atë dëm. Pas një viti vendi do të jetë në fushatë zgjedhore. Kodi zgjedhor është krimi më i madh në emër të këtyre 6 muajve. Ndaj sot para se të nisni punimet kam një thirrje hiqni dorë një moment nga interesat personale, dhe jepini shqiptarëve deri në fund të këtij muaji një komision për Reformën Zgjedhore, mos përsërisni skandalin e 2008-s.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re