Lulzim Basha ka bërë me dije se në 5 janar, atëherë kur Sali Berisha i ka lënë afat të lirojë zyrën, nuk do të ndodhë asgjë.
“Asgjë nuk do të ndodhë, asgjë, PD është e përgatitur për cdo situatë dhe nuk do të lejojmë trekëndëshin e Bermudës ta zhvendos fushën e betejës në PD”, tha Basha.
Ai i ktheu përgjigje dhe Edi Ramës, i cili tha se nuk di se më kë të komunikojë në PD-së për bashkëpunimin për reformat kryesore.
“Ëndrra e Ramës për të pasur përballë një parti të damkosur me non grata mori goditjen e parë në 9 shtator dhe u bë pluhur dhe hi në 18 dhjetor, kur demokratët zgjodhën të ardhmen.
Ka arsye të jetë nervoz. Përpiqet ta legjitomojë, ai dhe ortaku i tij, tubi i oksigjenit, të gjitha kanë dështuar e do të vazhdojnë të dështojnë.
Sa për Ramën dhe grupin e tij na bashkoi “non grata” amerikane, ai do të zgjerohet shumë shpejt. Janë e shkuara, demokratët kanë zgjedhur të ardhmen”, tha Basha.
