Kryetari i Partisë Demokratike kërkoi ndihmën e banorëve të Valiasit, që ti bashkohen protestës së 16 shkurtit. Lulzim Basha tha se janë ezauruar të gjitha mjetet politike për të rrëzuar këtë bandë, siç e quajti ai. E vetmja rruga tha Basha është bashkimi i shqiptarëve.

Shqipëria sot nuk qeveriset, por sundohet nga një bandë. Ne politikisht kemi shteruar çdo mjet për ta zgjidhur. Prandaj sot kemi ardhur për tu kërkuar ndihmë. Ta zgjidhim siç e zgjidh çdo popull evropian. Kemi ardhur t’ju kërkojmë ndihmë, sepse zgjidhja nuk është më në duart e një partie politike, apo aleance opozitare. Zgjidhja është në duart e qytetarëve shqiptarë.

Dhe unë ju ftoj që me zgjidhjen në duart tuaja, me zgjidhjen në mendjen dhe shpirtin tuaj të vini dhe të marshoni në 16 shkurt në Tiranë dhe ti japim zgjidhje njëherë e përgjithmonë kësaj krize.

Ta largojmë këtë bandë që vetëm qeveri nuk është dhe ti hapim rrugë demokracisë së vërtetë, ku qytetarët zgjedhin me votë të ndershme parlamentin shqiptar. Mjetet e tjera janë shteruar, le të jetë 16 shkurti dita kur vullneti popullor merr formë para kryeministrisë dhe ftoni këdo që të vijë bashkë me ju,-tha Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re