Kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi në nja dalje për media këtë të hënë se Evropa refuzoi Edi Ramën dhe jo Shqipërinë, me vendimin për të mos hapur negociatat.

Sipas Bashës, shumica e vendeve anëtare të BE ishin të një mendjeje, se qeveria shqiptare nuk e meriton hapjen e negociatave.

Më tej, kryedemokrati shtoi se kushtet e Bundestagut tregojnë në thelb se qeveria ka bërë hapa pas.

Deklarata:

Vlerësim sipas meritës është qëndrimi i prerë i vendeve anëtare për vendet që duan t’i bashkohen BE-së. Shumica e vendeve ishin të një mendje se qeveria e Shqipërisë nuk e meritonte hapjen e negociatave.

Për këtë u artikuluan disa kushte që në thelb tregojnë se qeveria ka bërë hapa pas nga viti në vit. Situata e rëndë ekonomike, mungesa e mundësive që vjen prej kapjes se institucioneve dhe pabarazisë para ligjit, ka detyruar shqiptarët të largohen si azilkërkues.

Krimi dhe korrupsioni janë shqetësim për vendet e Bashkimit Europian. Ndëshkimi i blerjes së e votës, funksionimi i gjykatave të larta të vendit, vënia para drejtësisë e të inkriminuarve dhe korruptuarve në nivele të larta janë kërkesat e panegociueshme për hapjen e negociatave.

Këto nuk janë probleme të Bashkimit Europian siç deklaron propaganda e drejtuar nga kryeministri aktual. Janë probleme të qeverisjes së tij.

Krejt e ndryshme paraqitet situata për Maqedoninë e Veriut. Asnjë kusht për këtë vend dhe një mbështetje gati unanime për hapjen e negociatave. Megjithatë kryeministri Zaev paraqiti dorëheqjen, i riktheu mandatin qytetarëve dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Nga ana tjetër qeveria jonë e cila është refuzuar nga vendet europiane, vazhdon të mos e lëshojë pushtetin, në dëm të popullit shqiptar. Ne kemi vetëm një rrugë drejt së ardhmes dhe kjo është rruga europiane.

Europa ka refuzuar Edi Ramën, jo Shqipërinë. Dështimi është I Edi Ramës, jo i Shqipërisë. Ky mesazh ka qene me i fortë se kurrë nga Gjermania që i tha Po Shqipërisë dhe JO qeverisë përmes nëntë kushteve që duhen përmbushur.

Ne Europë shkohet duke ndërtuar fillimisht standardet europiane në vendin tënd.

Por kjo nuk i intereson Edi Ramës. Sepse kjo nënkupton zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndarje të politikës nga krimi, ndarje dhe balancim të pushteteve, institucione të forta dhe të pavarura të drejtësisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re