Skip to content

Basha bën të qartë vendimin e Opozitës së Bashkuar: Të hapen 100% listat, me kushtin e vetëm…

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur pas mbledhjes me aleatët duke treguar dhe qëndrimin e Opozitës së Bashkuar në lidhje me ndryshimet Kushtetuese.

Basha tha se Opozita e Bashkuar është për hapjen 100 % të listave, por me kushtin që koalicionet të qëndrojnë kështu siç janë dhe përllogaritja e mandateve të vazhdojë siç është.

Basha tha se qëndrimi do të shtrohet në Këshillin Politik ku përfaqësues do të jenë Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

“PS dhe kryetari i saj kanë ndryshuar qëndrim disa herë para dhe pas 5 qershorit dhe tani po ju shesin shqiptarëve dashurinë për listat e hapura si shkakun për të ecur drejtë ndryshimeve të njëanshme.

Ne kemi mandatuar sot përfaqësuesit tanë në Këshillin Politik, Bylykbashin dhe Vasilin, që sa i takon kësaj çështje të paraqesin vendimin se opozita  e bashkuar se do mbështesë hapjen 100% të listave me kushtin që as koalicionet të mos ndryshohen, po të mbeten siç janë dhe për pasojë shpërndarja e mandateve të përllogaritet siç është. Ky vendim do parashtrohet në tryezën e Këshillit Politik sot“, tha Basha. (M.Q/Faxwe.al)

/faxweb