Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte sot në Krujë për të ftuar qytetarët që të vijnë, më 16 shkurt në Tiranë në protestën e opozitës së bashkuar kundër qeverisë “Rama”.

Ai tha se, pa një gjendje të vështirë në Krujë dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama për rritje taksash dhe madje për vjedhje.

Bashkëbisedova me disa qytetarë dhe pronarë dyqanesh këtu në Krujë. Gjendja është shumë e rëndë. Nuk pashë një turist të trokasë në dyqanet e tyre. Që kur ka hipur në atë karrige, kryeministri dhe banda e tij, iu kanë marrë shqiptarëve 2 miliardë euro taksa më shumë. Si i ka marrë, duke rritur çmimin e naftës, të energjisë”, tha Basha.

Ai u shpreh se Kruja hyn në qytetet me numrin më të madh të famljeve me ndihmë ekonomike por se qeveria ka hequr dhjetëra familje nga skema.

E në vend të shtohej ndihma ekonomike, i ka hequr dhjetëra familje. 45% e familjeve shqiptare jetojnë me më pak se 5 mijë lekë të vjetra në ditë. Ka ardhur koha të merrni në dorë fatin tuaj. Kjo është thirrja, kjo është ftesa. Asnjë qeveri e asnjë parlament nuk është sovran i këtij vendi. Nuk e thotë vetëm opozita se maxhoranca dhe qeveria jnë produkt i vjedhjes.

Zgjidhja e opozitës është qeveri kalimtare. Ngrihuni në këmbë jepini dorën njeri-tjetrit dhe ejani në Tiranë të marshoni”, tha Basha duke iu bërë thirrje demokratëve, socialistë dhe atyre që nuk janë me asnjë parti të vijnë në 16 shkurt në Tiranë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re