Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ndodh dje në Urën Vajgurore nga ku  vijoi turin e takimeve me qytetarët.

Basha u takua me biznesin e vogël dhe theksoi se plani i tij për të ulur taksat do të vihet shumë shpejt në zbatim.

Ai i ftoi të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e protestës në 16 mars sepse ka ardhur koha e ndryshimit.

‘Njëra rrugë është të pranosh fatin kokëulur dhe të nisesh për emigrim. Por unë kam ardhur për t’ju treguar rrugën e dytë, që të çlirojmë ekonominë duhet të ulim taksat. Po për këtë ka vetëm një pengë, eshtë ai që duhet hequr. Ne kemi vendosur të hedhim hapin e radhës dhe për këtë lamë Kuvendin. Këtë herë ama duhet të vendosi populli. Në qofse jeni dakort, kam një kërkesë për ju, bashkohuni në protestë në 16 mars, bashkohuni për hallet tuaja. Për të krijuar një qeverisje që mos të jetë pengë, mos të jetë pengu juaj. Ky është i vetmi vend ku qeveria kap duke vjedhur dhe duan të shkojnë drejt Europës. 16 marsi është luftë për ndryshim, luftë për pushte. Ftesa kryesore që kam është të bashkohemi të gjithë. Ky njeri është ai që nuk ka asnjë shpresë, as për ndryshim dhe për asgjë’, tha Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re