Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur sot Kryesinë e partisë, ku është diskutuar iniciativa e ish-kryeministrit Sali Berisha për të mbledhur Kuvendin Kombëtar në 11 dhjetor 2021.
Basha është shprehur se Sali Berisha edhe mund t’i shpallë luftës Amerikës, por këtë nuk mund ta bëjë në emër të Partisë Demokratike.
“E nisin betejën me gjoja unë paskam shkelur statutin dhe askush nuk mund të thotë cilën pikë të statutit kam shkelur, sepse nuk ka, dhe vazhdon duke dhunuar statutin dhe çdo institucion të PD dhe mbi te gjitha duke fyer dhe poshtëruar anëtarësinë, madje edhe ata që besuan tek lëvizja e tij.
PD nuk mund të funksionojë me struktura paralele. Vetëm Vuçiç ne Kosove kerkon struktura paralele dhe Dodiku ne Bosnje.
Zoti Berisha duhet te perballej vete me Departamentin Amerikan të htetit. Ashtu sic premtoi fillimisht ne menyre te perseritur. Pa e perfshire PD dhe Grupin Parlamentar te PD.
Cfare po kerkon Sali Berisha sot
-PD te dale kunder SHBA
-PD te kthehet ne mburoje te interesave personale te SB
– izolimin e PD nga SHBA sepse nuk ka asnje dyshim se partneret nuk do te bashkpunojne me nje organizëm që ka aktiv brenda vetes një individ të shpallur non grata per korrupsion nga SHBA, pavaresisht se cfarë pretendon zoti Berisha.
Partia Demokratike nuk mund të mbajë më mbi shpinë hallet e zotit Berisha. Hallet e tij janë të tij, jo të PD”, tha Basha.