Kryedemokrati Lulzim Basha ironizoi Sali Berishën duke deklaruar se prej tre muajsh ai ka zëvendësuar telenovelat turke.
Gjatë konferencës për shtyp Basha shtoi se prej 3 muajsh ai ka marrë fund për PD-në dhe demokratët, teksa shtoi se pavarësisht se SHBA ia ka pohuar këtë fat ai shkeli ligjin, statutin e partisë për të marrë peng PD-në.
“Për mua vendimi i SHBA-ve është i qartë. Kam qenë i paqartë kur nuk kam zbatuar të njëjtin standard si me Tom Doshin. Me aktët e sotme është minues i demokracisë. Ka 3 muaj që Berisha është minues i demokracisë.
A ka mënyrë për të abërë këtë sesa të fusësh tollovinë në PD? Të përdorësh hapësirën publike nga atë që i jepet nga Trekëndëshi i Bermudës. E ka minuar dhe inon duke shfokusuar PD-në nga detyra e përballjes me regjimin. Berisha vetëm i streson njerëzit. Për cfarë po bëhet kjo telenovelë. Po u bëjnë shantash njerëzve për mbushjen e Arenës së Hajnisë.
Ky është minimi i demokracisë. Ti nuk përfill Kustetutën dhe statutin e partisë tënde, shkel ligjin për ta marrë partinë peng i vetëdijshëm pasi SHBA ia tha se ke marrë fund për ne ashtu Sic ke marrë fund për ne”- tha ai.
