Kreu i PD, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bisedë online më të rinjtë e Këshillit Rinor të Ballkanit duke u prezantuar edhe programin “Rinia fiton”.

Basha zotohet se, sfida e tij si kryeministër i ardhshëm mbetet mbështetja dhe punësimi i studentëve pas përfundimit të shkollës. Po ashtu, ai ka renditur edhe përfitimet e të rinjve nga programi i PD, si pesë mijë bursat e plota në vit, zerimi apo përgjysmimi i tarifave, mbështetja për familjet me të ardhura nën 64 mijë lekë të reja në muaj apo praktikat e paguara për 10 mijë ekselentët, në masën e 30 mijë lekëve të rinj në muaj.

Sipas Bashës, programi i PD-së u jep zgjidhje problemeve kryesore të rinisë shqiptare.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Sot në një bisedë me të rinjtë e Këshillit Rinor të Ballkanit, u ndalëm tek problemet e tyre, sikundër diskutuam dhe për programin tonë “Rinia Fiton”, që u jep zgjidhje problemeve kryesore të rinisë shqiptare. Ndalja e largimit të të rinjve, reforma në çdo hallkë të arsimit, mbështetja financiare për studentët nga familjet e varfra, por dhe perfshirja e të rinjve në politikë dhe vendimmarrje, ishin disa nga çështjet për të cilat i njoha të rinjtë e Këshillit Rinor të Ballkanit me detajet e programit tonë për rininë, që do t’i japë zgjidhje këtyre problematikave.

Ne angazhohemi të japim 5000 bursa të plota në vit për të rinjtë dhe të zerojmë apo t përgjysmojmë tarifat universitare në bazë të të ardhurave mujore të familjeve të tyre. Do të ofrojmë mbështetje shtesë për të rinjtë nga familjet me të ardhura nën 64.000 lekë të reja në muaj.

Studentët do të kenë praktika të paguara prej 30.000 lekë të reja në muaj për 12 muaj, për 10.000 më të mirët prej tyre.

Angazhohemi të krijojmë 4 inkubatorë biznesi brenda 4 viteve, për të zhvilluar ide inovatore dhe për të promovuar sipërmarrjen e punësimit në vend. Skema financimi për të gjithë të rinjtë nga zonat e largëta e të varfra të vendit, që duan të fillojnë një biznes.

Sfida ime si kryeministër i ardhshëm mbetet mbështetja dhe punësimi i studentëve pas përfundimit të shkollës.

Sot në një bisedë me të rinjtë e Këshillit Rinor të Ballkanit, u ndalëm tek problemet e tyre, sikundër diskutuam dhe për…

Posted by Lulzim Basha on Saturday, February 13, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re