Në prag të zgjedhjeve parl;amentare te 25 prillit te ketij viti, ish-kryeministri Sali Berisha  është bërë nostalgjik për kohën kur ai udhëhiqte opozitën dhe zhvillonte mintingje te forta.

Në llogarinë e tij në Facebook, Berisha ka publikuar një video  teksa shihet duke mbajtur fjalim para qindra qytetarëve.

“Vota dhe Flamuri, Zoti dhe Shqipëria janë besimet tona! sb…”- shkruan Berisha.

Ndonëse, vendin e tij  në krye të  Partisë Demokratike e ka zënë Lulzim Basha, Berisha mbetet si lideri historik i kësaj partie.

Nje postim i tille i Berishes, ku tregon forcen e zoterimit te tribunes dhe te turmes qe e degjonte vjen nje dite pas publikimit te librit te Lulzim Bashes, “Misioni im”.

Nje sfide kjo e Berishes ndaj Bashes me sa duket se misioni i tij ne krye te PD nuk eshte botimi i librave por arritja e fitores se pare ndaj ku7ndershtarit politik Edi rama dhe ngjitjen e PD ne pushtet pas 8 viteve ne opozite.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re