Basha demaskon Sali Berishën: Më ka thënë se para vetes nuk vë as PD dhe as demokratët

berisha-basha-300x181.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Lulzim Basha ka treguar sot se Sali Berisha i ka thënë që “para vetes së tij nuk e vendos Partinë Demokratike”.

Basha tha se pas shpalljes non-grata nga SHBA të Berishës, ai u mundua të tregohej racional, duke i thënë të fokusohen te problemi dhe “të shohim se çfarë mund të bëjmë”.

Por sipas Bashës, Berisha i është përgjigjur prerë duke i thënë “para vetes nuk vë as

PD dhe as demokratët”.

Pjesë nga debati në emisionin “Open”:

Pyetje: Cilat janë faktet dhe provat që ke se ndryshe keni marrë një vendim politik.

Basha: Se çfarë di unë dhe që unë kam vendosur të mos pështy në 16 vjet që kam bashkëpunuar me Berishën, këtë rrini pa merak. Përgjegjësia ime është jo t’i fshihet vendimeve të veshtira.

Le të marrim tjetrën, largimi i një kryetari dhe ardhja e një kryetari tjetër, asgjë nuk do të ndryshonte, madje do të ishin rrethana më të rënda. Nuk do të arrinte që nga përjashtimi, të shkonte te pezullimi i tij deri sa të provonte në gjykatë. Më ka thënë në sy që para vetes nuk vë as PD as demokratët, dhe përgjigja ka qenë, ti merr vendimet e tua, unë marr vendimet e mija. Ma ka thënë prej ditës së parë deri në ditën e fundit të diskutimit për këtë çështje.

Berisha njihet për emocionalitetin dhe energjinë që i futet një çështjeje dhe nuk e lë edhe kur ajo s’ka vlerë. Të paktën 5 apo 6 kriza, që përqasja ime ka dhënë rezultate. Kur u përballëm me non-grata i kam thënë le të mos futemi në konspiracion “ma bëri ky, ma bëri ai”, le të shikojmë cilat janë tre çështjet ku duhet të vendosim objektivat tona për t’i arritur. Dinjiteti, shpallja non grata e tij dhe familjes së tij, dhe i kam thënë të shohim çfarë mund të arrijmë. Nuk vendos askënd dhe asgjë para dinjitetit tim më ka thënë.

Pas këtij vendimi, po ju e trajtoni si sensacion mediatik. Për mua nuk është sensacion, për demokratët është një dramë.

 

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë