Skip to content

Basha, denoncime me “amballazh” të ri: Rama gënjeu për kabanisin (video)

Kreu demokrat Lulzim Basha ka promovuar një formë të re komunikimi me publikun, duke futur në punë videot. Si një paralajmërim se sezoni i ri politik po nis tashme më afrimin e fundit të pushimeve, promovoi amballazhin e ri të një denoncimi klasik e rutinor tashmë, atë të kanabisit.

Sipas kryedemokratit, “Edi Rama mashtroi shqiptarët, BE dhe SHBA me shpalljen  e fitores së luftës kundër kanabisit dhe heqjen e Shqipërisë nga harta e kultivimit të kanabisit. Nga Janari deri në Korrik 2018 në Itali, Greqi dhe Shqipëri janë sekuestruar 30 tonë kg kanabis shqiptar. Deri tani nuk është arrestuar asnjë bos i drogës në Shqipëri, sepse garant për paprekshmërinë e tyre është qeveria e Edi Ramës”, nis videoja e postuar nga Basha.

Raporti vjetor i CIA: Shqipëria vendburimi kryesor për kanabisin.Shqiptarët nuk meritojnë një kryeministër të lidhur me krimin e organizuar.

Posted by Lulzim Basha on Monday, August 20, 2018

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v3.1’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);}(document, ‘script’, ‘facebook-jssdk’));