Kryetari i Partisë Demokratike, Luzlim Basha takoi tregtarët bizneseve në Njësinë nr 8 në Tiranë.

Situata e krijuar pas pandemisë së koronavirusi ka qenë në qendër të bashkëbisedimeve.

“Gjendja në njësinë Nr. 8 në Tiranë ku qytetarë dhe biznese po përballen me një krizë të thellë ekonomike është e dhimbshme: varfëri, papunësi dhe shumë biznese që falimentojnë. Qytetarët nuk kanë marrë asnjë ndihmë të premtuar nga Rama. Nuk ka asnjë projekt konkret për të nxjerrë nga kriza e pandemisë ekonomike biznesin e vogël”, shkruan Basha në Facebook.

Sipas tij, “shfaqjeve me regji të propagandës së Edi Ramës ju ka dalë boja. Situata e vështirë ekonomike, xhepat e boshatisur, tavolinat e zbrazëta dhe papunësia alarmante janë e vërteta e hidhur që nuk mund të fshihet. Ndërkohë që qytetarët janë në pamundësi, RAMAVIRUSI i dha vetëm dje 727 mijë euro inceneratorit të Tiranës”.

“Kjo qeveri dhe ky kryeministër janë sot barra më e rëndë dhe e keqja më e madhe për qytetarët shqiptarë”, deklaron Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re