Lulzim Basha deklaroi nga makina e tij, teksa shkonte në Durrës, se në restorantin privat në Kryeministri një herë në 2-3 ditë shkojnë krerët e bandave të Shqipërisë.
“Po promovove kriminelët, trafikantët, po drekove e darkove me ta në Kryeministri, nëse kryeministri jep këtë model, çfarë pret nga specialistët?
E di unë, e dini ju, e dinë mediat, restoranti privat në Kryeministri, një herë në 2 apo 3 ditë ka krerët e bandave të Shqipërisë, darkojnë me paratë tuaja në restorantin privat të Kryeministrisë.
Shqipëria ka nevojë për një kryeministër në lartësinë e pritshmërive tuaja. Një kryeministër që prioritet ka ndarjen e politikës nga krimi. me mua km garantoj se modeli do jetë ai i promovimit të specialistëve, sipas meritës.
Për këtë do kemi ndihmën partnerëve tanë”, deklaroi Basha.
