Skip to content

“Basha dhe Berisha, babë e bir të lajthitur”/ Spiropali: PD ka shansin historik të shpëtojë!

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar  lidhur me zhvillimet në PD, dhe koalicionit të ish kryeministrit Berisha me LSI e PDK-në e Nard Ndokës.

 

Spiropali shkruan se Berisha dhe Bashajanë bashkëfajtorë dhe bashkëpunues dhe e shkuara nga e cila Shqipëria dhe PD tani kanë mundësi të shpëtojnë ‘duke u vënë shqelmin’.

 

“Partia Demokratike ka shansin historik të shpëtojë përgjithnjë nga Sali Nongrata, por Lulzim Basha nuk ka asnjë shans praktik që ta shpëtojë veten duke shqelmuar Saliun.

Luli me Saliun jane bir e babë, bashkëfajtorë dhe bashkëpërfitues. Ata jane e shkuara nga e cila Shqipëria ka shpëtuar dhe tani edhe PD ka mundësinë të shpëtoje, duke u vënë shqelmin të dy të marrëve, babës së lajthitur dhe birit dështak.”- shkruan Spiropali në facebook.