Analisti Ben Andoni i ftuar në studion e “Fax News” ka folur për krizën brenda Partisë Demokratike.

Për atë që ndodhi në protestën e 8 janarit, Andoni bëri fajtor të dy palët që sipas tij duhet të largohen dhe t’i hapin rrugë zgjedhjes së re.

Është e trishto për demokratët, nuk besoj se njerëzit që ishin në stadium sado që janë kundër Bashës. Të dy palët nuk kanë shkuar në këtë përplasje sepse tek e fundit ata kanë përballë sfida të njëjta, kanë gati 9 vite në opozitë sfida shumë të mëdha me qeverinë. E trishtë është që nga reagimet e Berishës pas protestës por edhe reagimet shumë të qeta të Bashës, nuk kanë reflektim për atë që i kanë bërë PD-së, janë dy fajtorë të mëdhenj. Në mendimin tim duhet të krijonin të gjitha mundësitë që të largoheshin dhe PD-në ta merrte një komitet i cili të bënte një lloj tranziti të kësaj partie. Nuk jam në gjendje të them që statuti aktual i PD i miratuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit dhe statuti tjetër i cili ka kaluar në Kuvendin e 18 dhjetorit i ka këto pika. Njerëzit të cilët e njohin këtë statut mund të gjejnë elementë për të zhvilluar një Kuvend përbashkues por pa këta dy njerëz, Basha dhe Berisha duhet të jenë anëtarë të thjeshtë të saj. Në të dy anët është e dhimbshme.

Është e paimagjinueshme që selia e PD të fortifikohet dhe të goditet në atë mënyrë. Selia e PD është e demokratëve dhe në asnjë moment nuk duhet të ishte fortifikuar në atë lloj mënyrë por ja ku jemi në 2022 dhe të dyt palët kanë faj.

Kush ka fajin më të madh? Unë e kam një gjykim dhe mendoj se Berisha e ka mbyllur misionin e tij dhe unë besoj se ai është fajtori kryesor që e ka sjellë PD deri në këtë drejtim, por nga ana tjetër tërheqja e tij në shumë sens, qenia në Parlament ai mund të vazhdojë luftën e vet dhe artikulimin e tij. Nga ana tjetër, Basha duhet të ishte tërhequr dhe ti hapte rrugë një zgjedhje të lirë në PD por kuptohet që i gjithë ky aksion nisi pas shtatorit ku Berishës iu dha edhe verdikti nga partia e tij për të mos qenë pjesë e grupit parlamentar dhe ajo e ndezi situatën.

Basha kur humbi zgjedhjet duhet të jepte dorëheqjen dhe të ishte anëtar i thjeshtë i PD-së. Ka shumë mekanizma që ti të vish në fuqi në sensin kur ti me idetë e tua dhe mënyrën si përfshihesh në politike, dhe me mënyrën si mund ta ndihmosh PD për të fituar në zgjedhjet e afërta lokale dhe më pas fiton një gradë. Por kjo që ndodhi me Berishën ishte e paimagjinueshme në mendimin tim mund ta mbante mirë me foltoren. Berisha arriti të çmontonte një pjesë të madhe të Partisë Demokratike, Alizoti ka mbajtur qëndrim të drejtë dhe të ftohtë”, tha Andoni.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re