Bashkëshortja e kreut të Partisë Demokratike, Aurela Basha, vazhdon që të jetë aktive në rrjetet sociale dhe të bëjë publikime në “Instagram”.

Aurela Basha ka publikuar fotografi të ëmbëlsirave që ajo do të konsumojë, të cilat kanë formën e zemrës.

“Zemra jonë këtë pasdite #mezemër#shqiperiafiton“, shkruan mbi fotot Aurela Basha.

Ajo shprehet se sikur forma e ëmbëlsirave, është edhe zemra e saj dhe e të gjithëve.

Mirëpo zemra e çiftit Basha ka një problem. Ajo mban ngjyrat e flamurit holandez; e kuqe, e bardhë, blu dhe jo ato kuqezi te Shqiperise.

Në gatim me siguri ka kontribuar edhe Lulzimi, i cili tashmë shquhet si kuzhinieri i shtëpisë.

Me sa duket, me postimet e njepasnjeshme kondrapedal, Aurela ka vendosur t’ia beje “gropen” tamam politikisht burrit te saj kandidat per kryeminister, Lulzim Basha!

Kujtojmë se çifti është shkolluar dhe ka jetuar në Holandë, ndërsa e shoqja e kryetarit të PD as nuk voton dot pasi ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re