Pas artistëve Policia e Tiranës ka proceduar penalisht për protestën e djeshme edhe Kryetarin e PD Lulzim Basha, kryetaren e LSI Monika Kryemadhi.

Bashkë me to po procedohen në gjendje të lirë edhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe sekretari për çështjet ligjore Çlirim Gjata.

Mësohet se kanë nisur procedimet penale edhe për artistët Robert Budina, Neritan Liçaj, Adriana Kalaja, Artan Manushaqa, Arkimed Lushaj (Stresi) e disa pjesëmarrës të tjerë në protestë.

Sipas policisë, personat e proceduar kanë marrë pjesë në protestën e paligjshme duke kundërshtuar efektivët e policisë dhe duke penguar qarkullimin e makinave në rrugë.

Kujtojmë se Basha dhe Kryemadhi më herët janë gjobitur për thyerje të rregullave kundër përhapjes së koronavirusit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re