Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka komentoi shkresën e lexuar ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, nga kyetarja Lindita Nikolla, ku thuhej se kryetare e deleguar e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, tanimë do të jetë Flutura Açka.

Nga studio e News 24, Paloka e konsideroi leximin e asaj shkrese si një gafë të Nikollës, nxitur na kryeministri Rama, i cili sipas demokratit “do një opozitë kukull”.

“Unë kam reaguar që seancën tjetër kur zonja Nikolla bëri prapë një gafë, me qëllim. Dhe jo nga zonja Nikolla, por e nxitur direkt nga Rama.

Kur ne dërguam Luçiano Boçin si kryetar Grupi, ka qenë pikërisht znj.Nikolla që na dha një përgjigje që kryetarët e grupeve nuk i zgjedhin partitë, por Grupet Parlamentare. Pikërishtë këtë i ka kërkuar edhe z.Bardhi.

Në rregulloren e Parlamentit, është Grupi që përcakton se kush është kryetari i tij. Dhe kjo ka ndodhur dhe në raste të tjera, si me Alibeajn. Dhe në kët rast, në fakt Nikolla ka luajtur duke thënë që këtoj janë thjeshtë shkresa.”

Ndër të tjera, Paloka u zotua se Basha dhe deputetët që ndjekin atë do të bashkojnë votat me mazhorancën për ligjin e pagave të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Ramës i intereson që të ketë një opozitë kukull si ajo e Bashës dhe Alibeajt. Në qoftë se arrin ta kalojë këtë moment, pra ta quajë Bashën, atij i leverdis sepse thotë ‘unë e kam opozitën’. Sot do të shihni që Basha do të bashkojë votat me grupin Parlamentar socialist tek ligji për Gjykatën Kushtetuese.

Ju ka dalë boja, është bërë dhe qesharak. Ka vajtur dhe i ka thënë z.Bardhi, në lidhje me shkresën që ka çuar me firmën e tij, ‘nuk e di se kush e ka çuar atë shkresë’. E ka çuar vetë Basha atë shkresë dhe para Bardhit justifikohej.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re