Përmendja e Drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, nga Fredi Alizoti, një prej “Babaleve” të aferës me të njëjtin emër, kunati i Albert Veliut, përe kryedemokratin Basha është një fakt i implikimit të tij në video-përgjimin e famshëm të fund-majit, me personazh vëllain e ministrit Xhafaj.

“U bëj thirrje burrave dhe grave me kurajë në Prokurori, që në zbatim të ligjit dhe në kundërshtim të urdhrave kriminalë e të paligjshëm, të nxjerrin menjëherë fletë-arrestet për Ardi Veliun dhe Drejtorin e Policisë së Fierit, të nisin menjëherë pa humbur kohë procedurën e heqjes së imunitetit dhe marrjes së pandehur të Taulant Ballës dhe të nisin hetimin për pengim të drejtësisë ndaj Edi Ramës, Fatmir Xhafës dhe Donika Prelës”, tha Basha në një dalje për mediat.

Kërkesa e Bashës i referohet një video të xhiruar në oborrin e PD-së me Fredi Alizotin, ku ai përmend dy emra, kreun e Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe kreun e grupit parlamentar të PS, Taluant Balla.

Ndërkohë, kryeministri Rama kërkoi që kryepolic Veliu të ngrejë padi për shpifje, i bindur se koka e policisë shqiptare ishte tërësisht i pastër.  

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re