Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur sot për një vizitë në një ullishte në fshatin Bilçë të Beratit, ku ka dëgjuar nga afër shqetësimet e një fermeri.

Ky i fundit theksoi se përveç mungesës së infrastrukturës, mungon edhe tregu për të shitur produktin.

Biseda:

Basha: Të shëndetshëm deri tani apo e keni kaluar?

Qytetari: Jemi mirë

Basha: Gëzohem. Kjo është një trevë që i ka dhënë Shqipërisë, një nga prodhimet më të jashtëzakonshme, ulli Berati. Pasuri e jashtëzakonshme.

Është kthyer në një togfjalësh të paparë. Jo vetëm që ka kaos total, por ka dhe klientelizëm.

Një pjesë e ushqimeve që konsumojnë shqiptarët, vijnë nga jashtë, Kjo krijon trysni tek prodhimi i brendshëm. Mbështetja për fermerët është politika kryesore për të nxitur prodhimin bujqësor e blegtoral.

Ne për fermerin shqiptar do të ndajmë 100 milionë euro për prodhimin. Kjo vlen për kultivuesin, blegtorin dhe industrinë e agro-përpunimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re