Sekretari i FRPD-së, Indrit Hoxha i ftuar në “Fax News” ka folur për situatën politike brenda selisë blu.

Gjatë fjalës së tij Hoxha theksoi se më 11 dhjetor Lulzim Basha do të jetë pjesë e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike ku do të diskutohet situata aktuale madje do të bëhen edhe disa ndryshime në statut.

Sipas Indrit Hoxhës, procesi i mbledhjes së firmave ka qenë transparent dhe i bëri thirrje Gazment Bardhit që të verifikojë çdo emër që ka firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Berisha takim video-konferencë me demokratët në SHBA – “Nuk është sfidë ndaj SHBA por ky është një takim me shqiptarë dhe demokratë që jetojnë SHBA që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Shqipërinë. Diaspora kryesisht e SHBA është një pjesë shumë e rëndësishme e foltores së zotit Berisha këto janë takime që nuk kanë ndodhur gjatë këtyre 8 viteve nga kryetari i opozitës, nuk ka asnjë takim me diasporën dhe ky është hapi i parë. Berisha bën takime me demokratët e PD. Gati 85% e delegatëve kanë thirrur për mbajtjen e Kuvendit më 11 dhjetor nuk mund të jenë të zhgënjyer por ata janë demokratë që duan të kërkojnë rikthimi e PD”, tha fillimisht Indrit Hoxha.

11 apo 18 dhjetor Kuvendi? “Më 11 e kanë thirrur anëtarët e Kuvendit të PD dhe në moment kur shumica flet dhe kërkon, pakica dhe minoranca duhet t’i bashkohet shumicës. Zoti Basha duhet ti bashkohet dhe kam përshtypjen edhe kam besimin se Basha do të vijë në datën 11 në Kuvendin e PD. Nuk është kryetari mbi kuvendin por është Kuvendi mbi kryetarin e PD është organi më i lartë politik drejtues i forcës tonë politike. Në datën 11 ne do të bëjmë disa ndryshime statut, një ndër ta është krijimi dhe lejimi i fraksioneve brenda PD dhe zoti Basha mund të bëjë fraksion brenda PD dhe të ribindë demokratët sërish dhe pse jo nëse shumica besojnë tek Basha le ta rizgjedhin kryetarin e PD, por është vota ajo që duhet të vendosë një herë e mirë krizën që është brenda PD.

Gaz Bardhi thotë janë mashtrime firmat për Kuvendin e 11 dhjetorit – “Unë sot isha në PD së bashku me drejtues të kryesisë të degës nr.1 në Tiranë që bënë publike emrat e delegatëve që kanë firmosur. Nuk mund të falcifikohen firmat e strukturës së partisë. Ky është një proces tej transparent, firmat janë në selinë e PD, janë në zyrën e kryetarit të Kryetarit të këshilli. Zotin Bardhin unë nuk e marr seriozisht pasi ai është ish-ministër i Edi Ramës, ka qenë 6 muaj. Në CV e tij politike ai ka pasur shef Edi Ramën dhe që këtu unë zotin Bardhi nuk e marr seriozisht dhe opozita është e kapur. Kryetari i partisë është marrë peng, nr dy i partisë demokratike ka qenë ish-ministri i Edi Ramës mezi ikën nga kabineti në fund shtatori i kanë dorëzuar mandatet të 2017 sepse nuk donin të ikni9n për të bashkuar bashkëqeverisjes me tezën e “Republikës”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re