Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigji Soreca, ambasadori i Britanisë, Duncan Norman dhe zv/ambasadorja e SHBA, Leyla Moses-Ones do të zhvillojnë një takim me kreun e opozitës Lulzim Basha.

Në orën 15:00 ambasadorët do të mbërrijë në zyrën e kryedemokratit Basha.

Në fokus të takimit besohet se do të jenë zhvillimet e fundit politike dhe çështjet që po diskutohen në Këshillin Politik.

Në këtë takim do të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re