Kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se opozita do të votojë pro rritjes së pagave të sistemit gjyqësor. Në një prononcim për mediat para nisjes së seancës plenare, Basha theksoi se kjo rritjen i shërben pavarësisë së kësaj hallke të drejtësisë në vend.

 

‘PD do të votojë pro rritje së rrogave të gjyqësorit si një nga hapat që të forcojmë pavarësinë e gjyqësorit. Vetë shoqata e gjyqtarëve do të sjellë propozime. Të sjellë propozime për rritjen pagave të gjithë sistemi gjyqësor. Çdo rritje për gjyqësorin, i shërben pavarësisë së gjyqësorit. S’do bëhemi pjesë e lojërave hidh gurin e fshih dorën.’- tha Basha.

 

Projektligji i hartuar Ministria e Drejtësisë, me propozimin e vetë Gjykatës Kushtetuese, parashikon që paga e një gjyqtari kushtetues të jetë rreth 644 mijë lekë, ndërsa e kryetarit të kësaj gjykate në vlerën rreth 773 mijë lekë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re