Sali Berisha ka reaguar ndaj akuzave të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili deklaroi se ish-kryeministri së bashku me Gazment Bardhin  po përdorin Parlamentin për interesa personale.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me deklaratën e Bashës në konferencën për media, Berisha shpërtheu në të qeshura dhe u shpreh se “kur merr përsipër të bësh rolin e qesharakut nuk ke të ndaluar”, referuar kreut të PD-së.

Berisha: (Qesh) Kur merr përsipër të bësh rolin e qesharakut nuk ke të ndaluar. Ndaj dhe Basha i intereson në këtë periudhë të mbrojë Ramën që shkel Kushtetutën, duke e krahasuar me mbrojtësin e Kushtetutës.

Kreu i PD-së në një deklaratë për mediat ditën e sotme (24 shtator) u shpreh se Sali Berisha dhe Gazment Bardhi po përdorin Parlamentin për interesa personale.

Sipas Bashës, demokratët e kanë aleancën me qytetarët dhe jo me ata që bëjnë llogari kungulleshkash.

“Qytetarët meritojnë një politikë të pastër nga korrupsioni dhe krimi. Vettingu për politikanët e bën këtë.

Asnjë interes personal dhe asnjë llogari personale nuk do ta zhvendosë PD në rrugën që ka nisur. PD e ka të qartë platformën për qytetarët, aleancën e ka me qytetarët. Kushdo që nuk vendos interesin personal është i mirëpritur të marrë pjesë. Nuk ka PD llogari kungulleshkash me ata që bëjnë për interesa personale”, tha kreu i PD.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re