Skip to content

Basha e Kryemadhi i bashkohen protestës, kryetarja e LSI bluzë me mesazh të koduar për Ramën e Veliajn

Protestës së Aleancës për mbrotjen e Teatrit i janë bashkuar edhe kryedemokrati Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

I shoqëruar dhe nga ish-deputetë, Basha i është drejtuar protestës para teatrit, bashke me Gazmend Bardhin.

Ndërkohë,  Monika Kryemadhi shoqërohej nga nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Bluza që ka veshur Kryemadhi, ka të stampuar Teatrin Kombëtar. Dy sytë janë simbol ‘I am whaching you’ ( po të vëzhgoj). Loti simbol i një nënë dhe një gruaje, lot hidherimi dhe gëzimi. Po të vëzhgoj ty që më shkaktove dhimbje, dhe do ta rindertoj aty ku ishte dhe ashtu siç ishte.