Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka komentuar vendimin e kreut të kësaj force politike nga anëtarësia.

Ai theksoi se pavarësisht çdo vendimi që të marrë Basha “kjo nuk e ndihmon që dy katet e kullës ti mbajë në xhep e të mos ia shohin njerëzit”.

“Por katet janë aty, letrat janë aty, shqiptarët po shohin kush janë në aleancë me kullat”, u shpreh kreu i Grupit, duke theksuar se Basha është përjashtuar nga PD me vullnetin e shumicës dërrmuese të anëtarëve të partisë.

“Merrni me të qeshur aktet jo serioze të kolegut Basha. Nëse ky vendim e ndihmon që dy katet e kullës ti mbajë në xhep e të mos ia shohin njerëzit të marrë çdo vendim. Por katet janë aty, letrat janë aty, shqiptarët po shohin kush janë në aleancë me kullat.

Mendon se po bën aleancën e të përjashtuarve, por do të dalë bllof sepse ai është përjashtuar nga PD me vullnetin e shumicës dërrmuese të anëtarëve të PD.

S’ka gjë më të rëndë se të shpallë non grata anëtarësia e partisë tënde. Akt më të rëndë se ky për një ish kandidat për kryeministër, ish kryetar partie. Aktet e atyre që janë vetëshpallur anëtarë, merrni me të qeshur.

Mos i merrni seriozisht aktet e Bashës, janë e vetmja strukturë politike që mblidhen për të përjashtuar”, tha Bardhi.

I pyetur nëse do të marrë pjesë në protestat që do organizohen nga Berisha, u përgjgj: “Unë do t’i bashkohem çdo proteste qytetare apo politike kundër regjimit të Ramës. Kemi nisur një procves të unifikimit parlamentar të të gjithë deputetëve të opozitës. Jemi duke hedhur hapa konkret dhe duke diskutuar ide e zgjidhje. Opozita do të jetë e unifkuar, çdo përpjekje për ta mbajtur të përçarë për t’i shërbyer Ramës do të dështojë.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re