Deputeti i PD, Gazment Bardhi e ka konsideruar si tentative për zhvendosje vëmendjeje vendimin e Bashës për përjashtimin e tij nga partia. Ai kërkoi që ky vendim të mos merret seriozisht, ndërsa akuzon Bashën se do të mbajë larg vëmendjes katet që ka marrë në kullat e Tiranës.

 

“Një e qeshur dhe merreni pak më me të qeshur katet jo serioze të kolegut Lulzim Basha. Do të zhvendosë vëmendjen e kam thënë dhe dje. Nëse ky vendim e ndihmon që dy katet e kullës ti mbajë në xhep të marrë vendime të tilla çdo ditë. Dy akte janë aty, letrat janë aty, shqiptarët po verifikojnë dhe po shohin dita ditës se kush ishte në aleancë me kullat. Duke qenë se nuk i doli, mendon se po bën aleancën e të përjashtuarve”, tha ai.

 

Nga ana tjetër, Bardhi njoftoi se opozita nuk do të votojë rezolutën e mazhorancës për sulmet në veri të Kosovës, ndërsa vetë deputetët e PD kanë hartuar një të tillë, në harmoni edhe me atë të Kuvendit të Kosovës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re