Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në emisionin Open në Top Channel këtë të enjte e ka pranuar se ka një krizë të brendshme brenda PD-së duke theksuar se nuk është shkaktuar nga papërgjegjshmëria e veprimit të tij.

Sali Berisha duke folur jo si lider historik, pasi është kërkuar më shumë se kaq. Foli si pronar i partisë, kjo është një kohë e mbaruar, s’ka rëndësi është e tij apo e dikujt tjetër. Lëvizja që Berisha nisi gjoja ishte zbatim i statutit. Padyshim që u vu në lëvizje një dinamikës, një PD e goditur nga vendimi ‘non grata’.

E vendosur në kushtet e një ofensivës parlamentare. Një individ që e ka thënë se s’do ta bëjë problem të demokratëve shpalljen ‘non grata’. Kemi një krizë të brendshme të shkaktuar jo nga përgjegjshmëria e veprimit tim.

Mund ta kisha hedhur edhe në votë, por nuk do të kishte turp më të madh të shikonim Berishën teksa përjashtohej. Unë nuk jam as Departament i Shtetit, nuk kam për të bërë asnjë koment për këtë çështje”, tha Basha.

Kujtojmë se Lulzim Basha dhe Sali Berisha i kanë shpallur luftë njëri-tjetrit, pasi ky i fundit u përjashtua nga Grupi Parlamentar i PD-së, pasi ishte shpallur ‘non grata’ nga SHBA-ja.

Pas këtij vendimi, Berisha vijon luftën politike me anë të foltoreve të mbajtura me mbështetësit e tij në qytetet e vendit.
Berisha e akuzon Bashën se është marrë peng nga Rama dhe po bashkëpunojnë, gjë që është hedhur poshtë nga kryedemokrati.

Kujtojmë se me datë 10 nëntor, ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij dorëzuan firmat e mbledhura në selinë e PD-së, me qëllim mbledhjen e një Kuvendi Kombëtar më datë 11 dhjetor.
Ndërkohë ka pasur thirrje për dy Kuvende me data të ndryshme.

Më 15 nëntor, kryetari i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha në fjalën e tij gjatë takimit me anëtarët e Kryesisë së PD-së, ka theksuar se “11 dhjetorin nuk mund ta shndërrojë dot Sali Berisha, nga dita e lirisë, dita e demokratëve, dita e demokracisë, në ditën e bunkerizimit të PD-së, në ditën e izolimit të PD-së”.

Kreu i demokratëve ka zyrtarizuar datën 18 dhjetor për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar, e cila është kundërshtuar me forcë nga ish-kryeministri Berisha dhe mbështetësit e tij.

Lulzim Basha nuk e njeh Kuvendin e shpallur nga paraardhësi i tij dhe ka kërcënuar me përjashtuam këdo që shkel interesat politike dhe elektorale te partisë, duke nisur me Sali Berishën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re