Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i ka bërë sërish thirrje qeverisë që të rrisë numrin testeve, pasi në këtë mënyrë evidentohen të prekurit nga COVID-19, dhe shkëputet zinxhiri i transmetimit. Sipas tij, numri i ulët i testimeve fsheh të vërtetën dhe kushton jetë.

“Sa më pak testime,

aq më pak persona të identifikuar, aq më shumë zgjatet zinxhiri i infeksionit,

dhe rritet numri i të infektuarve dhe i viktimave.

Sa më pak testime

aq më gjatë vazhdon karantina

dhe thellohet kriza ekonomike.

Duhet vepruar TANI, çdo ditë e humbur kushton jetë!

Për të evidentuar të prekurit nga COVID-19, dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit, qeveria duhet të rrisë numrin e testimeve.

Numri i ulët i testimeve fsheh të vërtetën dhe kushton jetë!

Sa më pak testime,

aq më pak persona të identifikuar, aq më shumë zgjatet zinxhiri i infeksionit,

dhe rritet numri i të infektuarve dhe i viktimave.

Sa më pak testime

aq më gjatë vazhdon karantina

dhe thellohet kriza ekonomike.

Duhet vepruar TANI, çdo ditë e humbur kushton jetë!”, ishte mesazhi i Bashës.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re