Skip to content

Basha e sheh politikisht “arrestin shtëpiak” të Tahirit: e mbron Rama

Opozita e sheh “arrestin shtëpiak” për Saimir Tahirin dhënë nga  gjykata e Krimeve të Rënda, vetëm si akt politik e aspak juridik.

Në gjykimin e kreut të PD-së Basha, në çuarjen në shtëpi e jo në burg ka gisht Rama

“Saimir Tahiri duhet të ishte sot në qeli dhe jo në arrest shtëpie. Qeveri partnere kanë sjellë javët e fundit të tjera prova që rikonfirmojnë se Saimir Tahiri ishte pjesë aktive e organizatës kriminale të Habilajve për trafikun e drogës. Arresti i shtëpisë për Saimir Tahirin është mashtrimi i rradhës i Edi Ramës ndaj shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë”.

“Tahiri nuk burgoset dhe as nuk dënohet sepse e mbron dhe e ruan Rama”, u shpreh ndër të tjera Basha në një reagim në FB.