Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, është shprehur se ish-kryedemokrati Lulzim Basha është një deputet në shërbim të kryeministrit Edi Rama.

sdrgfgfdfd-770x433

Komentet Balliu i bëri përmes një interviste në Panorama TV, ku tha se dihet kush janë ata që bëjnë pazare në PD dhe kush është opozita e vërtetë.

Balliu ka kritikuar vendimin e Lulzim Bashës për të kandiduar si kryetar i PD, i cili sipas tij, bëhet vetëm për të ruajtur bizneset e tyre.

Pjesë nga intervista:

Si e keni parë situatën aktuale në PD?

Baza e PD-së është mëse e bashkuar, ju jeni e detyruatr të thoni ‘Rithemelimi’, por…

Për sa kohë që logoja është tek PD zyrtare

Partia janë anëtarët, PD ka marrë një vendim në kuvendin e 11 dhjetorit, lojërat e Ramës kanë humbur.

Pra i konsideroni në shërbim të Ramës nisur edhe nga Basha që ka shpallur kanditimin për PD

Mendoj që aty ka disa ndarje dhe nuk mund ti përfshish të gjithë, atyre që mund tu them atyre që janë ende të paqartë, që partia e tyre është atje ku është shumica, ajo që përballet me regjimin dhe jo njerëz që mbajnë mantelin e opozitarizmit. Nuk mund ti përfshi të gjithë, ajo që mund të them është se kush janë pazarxhinjtë dihet. Me ta nuk mund të merresh është bosh komplet si temë. Basha është deputet në shërbim të Ramës.

Si e shikoni të ardhmen e PD-së nën drejtimin e Bashës

Nuk e ka një të tillë.

Pjesa që ka mbajtur një pjesë e madhe e grupit parlamentar të PD

Sot nuk ka garë në PD. Projekti për plan biznes për Bashën ka zero interes, ai është në kurriz të shtetit shqiptar.

Po qëndrimi i një pjese të grupit të PD

Ka vetëm një PD të tjerat janë zhurma boshe, aksioni i bashkon demokratët.

Si do të jetë ky aksion. Berisha ka folur për protesta

Ne kemi bërë një betim solemn dhe do të mbrojmë votën e tyre, të mos meresh do të ishe tradhëti ndaj qytetarëve. Ne po denoncojmë me fakte publike vjedhjen dhe krimin që iu bë në 14 maj. Në disa bashki do të bëhen zgjedhjet dhe kjo është falë luftës që ka bërë PD. Sot qytetarët e dine se ku është opozita e vërtetë. Nëse vërtetohet fenomeni i vjedhjes në një kuti votimi, atëherë sa kuti votimi janë vjedhur.

Kujtojmë që mund të ketë vjedhje të tjera

Do të denoncohen të gjitha. Është detyre e çdo qytetri të denoncoj vjedhjen e votës. Është absurd për një shtet që vjedh vota, këtu kanë munguar zgjedhjet që kur Rama ka ardhur në pushtet. Raportet e tregojnë që Shqipëria mund të kthehet në azilin e Europës.

Në zgjedhjet e prillit, Berisha tha që opozita të ishte ne shesh por nuk e pamë në zgjedhjet lokale të 14 majit, pra nuk pamë një mospajtim deri në demonstratë?

Unë mendoj që taktika opozitare për demaskim dhe nxjerje në pah të vjedhjes së votës po funksionin. Kemi faktin se disa zgjedhje do përsëriten, por edhe analistët e pavarur të Ramës e provojnë këtë gjë. Vjedhjet duhet ti ndalojë instanca e drejtësisë. Pse është Majlinda Bufi jashtë burgut. Pra kemi të bëjmë dhe me rënien e sistemit të drjetësis. Këtu ka rënë hierarkia institucionale.

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re