Ish-deputetja e PD-së, Albina Dede e ftuar në emisionin “Aktualitet” që modelohet nga Bejdo Malo ka folur për situatën brenda selisë blu.

Dede tha se Berishës tropojanët i kanë bërë një pritje të jashtëzakonshme pasi sipas saj doktori i ka bërë krenar. Gjatë fjalës, Albina Dede nuk harroi pa sulmuar Lulzim Bashën për të cilin tha se është i vonuar me veprimet që po bën pasi shumica e demokratëve kanë thirrur Kuvendin më 11 dhjetor.

“Zoti Basha është i vonuar me gjitha këto vendime që po bën tashmë. Demokratët në shumicë e kanë marrë vendimin e tyre, për të mbledhur një Kuvend dhe për të marrë vendime dhe për të bërë mocionin ndaj Lulzim Bashës. Është një shumicë që ka firmosur dhe do që të ndahet përfundimisht nga humbjet, pazaret dhe pabesitë e Lulzim Bashës. Shumica që do të mbledhë Kuvendin më 11, është një Kuvend pa kryetar por është partia aty.

Secili nga ne e vendos veten në vend të doktor Berishës, ishte emocion i jashtëzakonshëm në vendlindjen e tij. Unë e kam përjetuar kur kam qenë në fushatë përballë njerëzve të mi. Ish-kryeministrit i është bërë një pritje e jashtëzakonshme, e ka merituar këtë pritje nga zona ku ka lindur pasi ai i ka bërë krenar gjithë tropojanët. Doktor Berisha përcjell emocion, dinjitet, krenari dhe familje, doktor Berisha i ka kaluar edhe përmasat kombëtare është lideri që me punën e tij dhe vlerësimin që i bën njerëzve me vlera dhe sot është lideri më i pëlqyer në gjithë Rajonin tonë.

Gjithë analistët në korr kanë thënë që “Sali Berisha nuk mund të shkojë në Tropojë”. Është qesharake kjo që anë thënë. I them që të struken dhe mos duken më pasi doktor Berisha u prit sic pritet biri në vatrën e tij”, tha Albina Dede.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re