Zëdhënësja e Partisë Demokratike të Lulzim Bashës, ka reaguar ndaj ish-kryeministrit Berisha, i cili ditën e sotme në një konferencë për mediat, e cilësoi Bashën si vegël të pushtetit.

Karabina tha ndër të tjera se Berisha dhe Rama, ditën bëjnë sikur zihen dhe natën bëjnë pazaret e kullave.

Ajo shton se hallet e Berishës, nuk janë më hallet e PD-së, ndaj sipas saj ai prej dy vjetësh është lëshuar me tërbim për shkatërrimin e kësaj partie, por nuk ia ka dalë dhe nuk do t’ia dalë dot kurrë.

REAGIM I ZËDHËNËSES SË PARTISË DEMOKRATIKE, MIRELA KARABINA
Të vetmen gjë që mund të bëjë Sali Berisha në raport me drejtësinë, është të mos fshihet si burracak por të perballet me akuzat ndaj tij për korrupsion.

Berisha ka arsye të jete sot i merzitur për kërkesën e PD depozituar në Gjykatën Kushtetuese për marrëveshjen për emigrantet sepse e kishte nxjerrë në pazarin e pisët të lojrave poltike me Edi Ramën. Dhe ky pazar me të cilin synonte të merrte dhe ndonje kartolinë mirënjohje në kurriz të shqiptarëve, iu prish.

Nuk ka shqiptar që nuk e di se teatri i parlamentit është lojë e Ramës dhe Berishës për të mbrojtur dhe mbajtur njëri-tjetrin në politikë.
Ditën bëjnë sikur zihen, natën bëjnë pazaret e kullave, sulmeve kundër SPAK, siç i keni parë në deklaratat e kordinuara kundër tij, dhe shfaqjeve në Parlament, ku të vetmit që privohen janë shqiptarët për të mësuar ku i çon qeveria paratë e tyre.

Hallet e Sali Berishës nuk janë më hallet e PD, prandaj ai prej dy vjetësh është lëshuar me tërbim për shkatërrimin e kësaj partie, por nuk ia ka dalë dhe nuk do t’ia dalë dot kurrë.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re