Mimoza Hajdarmataj, anëtare e Komisionit të Rithemelimit të PD, ka theksuar sërish në studion e Fax News se Lulzim Basha nuk është më kryetar i partisë Demokratike pasi ishte shkarkuar në referendumin e votuar nga anëtarësia me 44 mijë vota.

Ajo theksoi se në vitet e lidershipit të Bashës, anëtarët e PD nuk ishin vlerësuar dhe dëgjuar. Sa i përket qëndrimit të Bashës në zyrën e kryetarit, ajo tha se nuk ishte vetëm vula që e bën kryetar dhe se tashmë ky i fundit ishte vetëm një deputet.

Hajdarmataj: Nëse do ndalem tek situata në PD nuk më pëlqeu fillimi i etiketimit në fillim “me një këmb në varr”. E them se PD sot është më me shpresë sepse kemi rivitalizuar bazën. Sepse kemi dëgjuar drejtpërsëdrejti zërin e anëtarëve të cilët këto vite nën lidershipin e Bashës nuk janë vlerësuar dhe dëgjuar. Përtej optimizmit të madh që unë dua të përcjell, këtë e kemi marrë nga baza me anë të referendumit të realizuar së fundmi ku rreth 44 mijë demokratë votuan për ta shkarkuar Bashën nga posti.

Unë kam mbluluar 4 degë të Tiranës dhe jam mahnitur kur kam parë demokratë që vinin dhe votonin. Tani jemi në momentin tjetër që Basha është kryetar i shkaktuar dhe vetëm një deputet por përpiqet të jetë në atë post me anë të vulës. Por nuk është vetëm kjo që e bën atë kryetar, janë votat e anëtarëve të PD.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re