Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përcjellë një mesazh falenderimi për kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila po largohet nga politika pas 16 vitesh qeverisje.

Me një postim në “Facebook”,  Basha shkruan se angazhimi i saj e bëri Europën më solidare, të bashkuar dhe të aftë të kalojë kriza jo të lehta.

Më tej ai shkruan se Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët do të jenë përjetë mirënjohës për vëmendjen e saj.

“Falemnderit Angela Merkel! Lidershipi juaj, në kohëra shumë të trazuara që kaloi bota, është një shembull frymëzues. Angazhimi juaj e bëri Europën më solidare, të bashkuar dhe të aftë të kalojë kriza jo të lehta. Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët do të jenë përjetë mirënjohës për vëmendjen tuaj. Gjithë të mirat në jetën tuaj dhe suksese në angazhimet e ardhshme”- shkruan Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re