Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka vlerësuar ndihmën e SHBA-së për Shqipërinë në luftën kundër COVID-19.

“Mirënjohje SHBA & @USAmbAlbania për ndihmën kundër COVID-19. Falë saj, mundësohet rritja e testimeve & aktivizimi i zbulimit dhe mbikqyrjes së të infektuarve & kontakteve të tyre.Testimi është e vetmja mënyrë për të kuptuar përhapjen e virusit dhe projektuar rrugëdaljen nga kriza.”, ishte  mesazhi i kreut të opozitës në Twitter.

Opozita vazhdimisht e ka përsëritur se në vend duhet që të bëhen më shumë teste, madhe në Këshillin e Sigurimit, pati një debat me kryeministrin Edi Rama në lidhje me këtë çështje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re