Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka ironizuar marrëveshjen e firmosur sot mes kreut të PD-së Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhit, të cilët përcaktuan piketat mbi të cilat do vijojë koalicioni mes tyre pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Me disa foto të kreut të PD-së dhe kryetares së LSI-së, teksa ecin në rrugët e kryeqytetit, të shoqëruar edhe nga përfaqësues të këtyre partive politike, ku shumica prej tyre janë pa maska, Braçe ka zgjedhur që t’i përshkruajë me një dixhiturë të shkurtër.

‘Njëri më i shtrenjtë se tjetra! Përputhen!’ shkruan Braçe në postimin e ndarë në mediat sociale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re