Gazetari Almer Toska ka qenë i ftuar ditën e sotme në studion e Fax Neës për të folur për krizën brenda PD-së dhe protestën e 8 janarit në selinë blu.

Gazetari hodhi akuza të rënda ndaj Lulzim Bashës për të cilin tha se ka arritur marrëveshje me Edi Ramën, ndërsa demokratët i la si “jetimë” jashtë godinës së blinduar.

Sipas burimeve të Toskës kunati i Bashës është përfituesi i disa miliona të eurove për kullat që janë projektuar për tu ndërtuar në godinën ku ndodhet sot Partia Demokratike.

Unë jam dëshmitar okular në protestën e 8 jnarit. Kemi parë për herë të parë një ngjarje e cila nxori në dritën e diellit bashkëpunimin e pastër Basha-Rama. Një bashkëp[unim që ka për interes të Lulzim Bashës interes të pastër ekonomik, i cili kërkon të legjitimojë qëndrimin e tij në krye të PD-së. Ajo që pamë ne është një mision për përfitim ekonomik, për përfitim personal. E shikon partinë si mjet për të qeverisur forcën politike po jo si një mjet për të ardhur në pushtet dhe për të ndryshuar këtë realitet të hidhur ekonomiko-social të Edi Ramës.

Basha ka 8 vjet që i mashtroi demokratët por në fund pastaj u pa pazari midis Ramës dhe Bashës ku i shiti zgjedhjet dhe këtë hidhërim këtë nuk ja falnin ndaj i janë bashkuar foltores së Berishës për të treguar se ne nuk të duam dhe nuk të pranojmë. Basha ka tentuar të mbajë me forcë godinën e PD-së por ka humbur bazën, ka humbur legjitimitetin. Vetë protesta e 8 janarit ka treguar se Basha është një burracak një njeri që nuk ka takatin për tu përballur me ata njerëz që i mashtroi por zgjodhi të izolohet duke i lënë njerëzit si ata jetimët që duhet të futeshin brenda por ai i mbylli dyert.

Kjo braktisje që i është bërë Bashës nga baza vjen si pasojë e marrëveshjeve të njëpasnjëshme që ka bërë ky njeri me Edi Ramën. Këto marrëveshje kanë qenë përfitime personale që nga teatri, që nga zgjedhjet lokale, zgjedhjet të 2017. Këto kanë fryrë kuletën ekonomike të kunatit të Lulzim Bashës aq shumë saqë demokratët kanë zgjedhur të emigrojnë si shpëtim për jetesën e tyre të përditshme.

Projekti i kompanisë indiane që është depozituar në bashkinë e Tiranës. Aty ishin 90 mijë metra katror ndërtim për 3 mijë euro/metri katror i thonë 270 milionë euro para që do të ndahen mes kunatit të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Nuk mund të justifikohet izolimi i godinës që bëri Basha duke na treguar se diçka fshihet, pra është projekti i ndërtimit të kullave 270 milionë euro, ku 30 milionë euro të pastra i fiton Lulzim Basha”, tha Toska.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re