Kryetari i PD, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me përfaqësues të Shoqatës së Bimëve Mjeksore në Malësinë e Madhe ku dhe u firmos marrëveshja e bashkëpunimit mes tyre dhe qeverisë së ardhshme nëse PD do të vijë në pushtet.

Ndërkoha Basha nuk i ka kursyer batutat lidhur me Holandën, ku sipas tij me anë të erëzave morën një hov të madh ekonomik.

“Edhe sot në Holandë, në gjuhën e përditshme të holandezëve kur duan të thonë që është shumë i pasur, thonë që është si thes me piper.

Kështu ka mbetur, ose kur duan të thonë është e shtrenjtë, thonë është e shtrenjtë si piperi.

Se erëzat ngritën ekonominë dhe e mori veten” tha Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re